Monday, October 26, 2009

E dielë

Sot, e dielë hijesh qe dita

E ëmbëlisur nga shiu dhe vreshtat

E zgafellur nga shtegtimi i njerëzve stinorë


Ditë shkurtabiqe që hijeve u fal shtat

Profeteshë e shiut si dallëndyshja

Preu mespërmes duart e mia

Kredhur në diell të bakërt perëndimi


Me gjak diellor, fytyrat e njerëzve lyej

Siç lyenim me gëlqere trungjet pranverore të pemëve

Dhe fytyrat e qirinjta sonte zbardhëllojnë qytetin


U desh dielli bërë theror

Tash hijet shtegtojnë si dallëndyshet

Që foletë e tyre t’u mbeten njerëzve

Se nuk ka stinë për dashuri,

As himne, as trëndafila

Shpirtra po

No comments:

Post a Comment