Wednesday, October 22, 2008

E Përhënura Baticë

Vdekje e trishtuar

Kur s’ke kujt ia lësh as rrobat

Një mijë biseda,

Një mijë vuajtje,

Një mijë milje udhëtime,

Të mos mjaftojnë të gjesh një strehë


Mizore të zgjohesh një frymë para vdekjes

As ëndrrën s’mund ta rrëfesh


Pezmi s’është qaramanì,

Por buka që shtrohet me plotmendje,

Në shtëpinë e re të epokës


Mund të bisedosh me një kalë,

Kalorës i skamur,

Qenit t’i besosh


Ç’sekret mund t’i thuash një makine,

Telefoni


Të qash kohën,

S’është qaramanì

1 comment:

  1. Ue Selam Alejkum ue rrahmetullah ue berrekatuhu,
    Allahu ta shperblefte per kete blog. Vertete shume interesant.
    Vazhdo keshtu.......and let me know everything new!

    ReplyDelete