Shkon babai im
rrugicës së gjelbërt
mes çatish të hirta
e muresh të gërvishtur shiu
natës së lyer me të verdhë hëne
pa shokë, pa frikë
Shkon babai im
drejt shtëpisë që ngriti
ku të lindeshin fëmijët e tij
e pëllumbat të ngrinin fole
kur të iknin të gjithë
pa rend, pa zili
Shkon babai im
me hapa të lëshuar
duke mbjellë gjurmët
e ndëshkuar tokën
që s’i mbajti dot të lidhur pas vetes
as fëmjët, as pëllumbat
Shkon babai im
me hënë mbi krye
në rruginën e njëjtë të të moçmëve
gardhuar nga mollët dhe kumbullat
siç do të shkoj dhe unë
pa shokë, pa frikë
Friday, October 15, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment