Shkon babai im
rrugicës së gjelbërt
mes çatish të hirta
e muresh të gërvishtur shiu
natës së lyer me të verdhë hëne
pa shokë, pa frikë
Shkon babai im
drejt shtëpisë që ngriti
ku të lindeshin fëmijët e tij
e pëllumbat të ngrinin fole
kur të iknin të gjithë
pa rend, pa zili
Shkon babai im
me hapa të lëshuar
duke mbjellë gjurmët
e ndëshkuar tokën
që s’i mbajti dot të lidhur pas vetes
as fëmjët, as pëllumbat
Shkon babai im
me hënë mbi krye
në rruginën e njëjtë të të moçmëve
gardhuar nga mollët dhe kumbullat
siç do të shkoj dhe unë
pa shokë, pa frikë
Friday, October 15, 2010
MONOLOG
Sot rërë
Detin kujtoj
Po shkëmb
Erën përmend
Tash akull
Diellit i thërras
I plasaritur
Vesë pi
.
Detin kujtoj
Po shkëmb
Erën përmend
Tash akull
Diellit i thërras
I plasaritur
Vesë pi
.
EPITAF
Lindëm diell qershori,
Porse shiu s’është i avullt
Edhe pse njëmijë herë është re
Shiu është i ftohtë
I largët
***
Mes banuesve të qiellit
Hëna vjel degë të mpakura drite
Që zjarrin e falin vetiu
Se nuk është për prush hëna
***
Erdhëm duke u ftohur
Si zjarri për duhan baballarësh
Kushedi shuhemi pa e kuptuar
Të dy a njëri
Qëkur s’kemi dot një qoshk për perëndim
.
Porse shiu s’është i avullt
Edhe pse njëmijë herë është re
Shiu është i ftohtë
I largët
***
Mes banuesve të qiellit
Hëna vjel degë të mpakura drite
Që zjarrin e falin vetiu
Se nuk është për prush hëna
***
Erdhëm duke u ftohur
Si zjarri për duhan baballarësh
Kushedi shuhemi pa e kuptuar
Të dy a njëri
Qëkur s’kemi dot një qoshk për perëndim
.
Tjetra
Kohë tjetër
Është Jeta
Tjetër Vend
Është Vendlindje
Këtu
Kumbimi i ndiehet
Ndonjë çast fatlum
Ia sjell aromën
Neve, të hirtëve
Ngjyrat veç na feksin
.
Është Jeta
Tjetër Vend
Është Vendlindje
Këtu
Kumbimi i ndiehet
Ndonjë çast fatlum
Ia sjell aromën
Neve, të hirtëve
Ngjyrat veç na feksin
.
Shikim
S’janë për të Parë sytë
Janë krua për lotët
Për të Parë është Ëndrra
Verbimi, për të Soditur është
Nata e thellë pa pluhur hëne,
Për të Kërkuar është
.
Janë krua për lotët
Për të Parë është Ëndrra
Verbimi, për të Soditur është
Nata e thellë pa pluhur hëne,
Për të Kërkuar është
.
Ty
Ty
Dashurisë së denjë për flijim
Lodrimit të shpirtit – hare
Këndimit të pashterur detrash
Pulitjes pluskuese të qepallave
Eter mbi qiej – mallimi
Ty, të jam
S’jam diç në vetmi
Dashurisë së denjë për flijim
Lodrimit të shpirtit – hare
Këndimit të pashterur detrash
Pulitjes pluskuese të qepallave
Eter mbi qiej – mallimi
Ty, të jam
S’jam diç në vetmi
Repoenitēre
Po kthehem, Zot
Mungesën, si një gungë pleqërie
Mbaj mbi shpatulla
I gënjyer,
Në gjethnaja kurthesh pranverorë
Po kthehem, Zot
Po kthehem, Zot
I rëndë – gur brigjesh të braktisura
Mungesën, si një gungë pleqërie
Mbaj mbi shpatulla
I gënjyer,
Në gjethnaja kurthesh pranverorë
Po kthehem, Zot
Po kthehem, Zot
I rëndë – gur brigjesh të braktisura
Subscribe to:
Posts (Atom)
